MENU
klinika

“Testi i tri pyetjeve”

Ja cili ishte sekreti i Sokratit për të ‘gozhduar’ thashethemexhinjtë…!

05.07.2020 - 10:34

Një ditë, një nga filozofet e asaj kohe, i ofrohet Sokratit dhe i thotë:

-Sokrat, a e din se çka dëgjova për studentin tënd?

-Prit një moment.

-Para se të më tregoni, do të deshiroja që sëpari ta kaloni një test të shkurtër. Quhet “testi i tri pyetjeve”.

-Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. Testi i parë është e vërteta. A jeni i sigurtë se ajo çka doni të më tregoni është e vërtetë?

-Jo! Vetëm dëgjova se po flitej rreth tij.

Pra nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. A është ajo çka doni të më thoni për studentin tim diçka e mirë? Pyeti Sokrati

-Jo. Është pikërisht e kundërta e saj. U përgjigj filozofi.

-Pra ju doni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim…edhe pse nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo.

Filozofi i rrudhi pak krahët dhe filloi të ndjehej keq.

Ndërsa Sokrati vazhdoi:

-Ju ende e keni mundësinë ta kaloni testin. Është ende edhe pyetja e tretë; ‘Ana e dobishmërisë’. Ajo çka doni të më tregoni rreth studentit tim, a do të jetë diçka e dobishme për mua?

Jo aspak. U përgjigj filozofi.

-Mirë pra. Nëse ajo çka doni të më thoni, nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atëherë pse duhet të ma thoni o njeri?

Filozofi nuk foli më asnjë fjalë dhe vazhdoi rrugën kokëulur.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit