Kanë mjaftuar vetëm dy ditë nga publikimi i një fotoje nga Ardian Bujupi, dhe aq kohë u desh për të kuptuar se cila është vajza misterioze me të cilën po bashkëpunon këngëtari.
Në foto ai shfaqet pranë një femre mjaft seksi me rroba banjo trup, dhe fytyrën e fshehur nga rrezet e diellit që po perëndon!
Kënga e re do të mbajë titullin “Panorama”, por Ardiani nuk e zbuloi kush është vajza, edhe pse tregoi se është nga Shqipëria.
Por byzylyku te dora i nxorri zbuluar dhe fansat aluduan se vajza misterioze është Xhensila Myrtezaj.
Dhe kishin shumë të drejtë, pasi artistët sapo kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre të dytë.
Ata kanë ndarë një foto, ku shihen të dy në një tavolinë, duke darkuar teksa njoftojnë se kënga del të premten.
Kjo nuk është hera e parë që këta dy artistët bashkëpunojnë.
Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika” në 2018-n, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.