MENU
klinika

Përfitimet

Ja pse kumbullat janë frutat më të mira të sezonit!

07.07.2020 - 06:48

Kumbullat janë ndër frutat më të shijshme që ekzistojnë dhe gjithashtu kanë disa veti mrekullibërëse për shëndetin tonë. Këto fruta përveçse kënaqin shijen e gjithkujt janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Antioksidantët kanë rol thelbësor në trupin tonë që nga ulja e kolesterolit deri tek shkëlqimi dhe freskia që i dhurojnë fytyrës dhe kjo është arsyeja pse çdo gjë që përmban këto elemente që luftojnë radikalet e lira siç janë kumbullat  duhet të jenë të mirërpritura në dietën tonë të përditshme.

Disa prej arsyeve pse duhet të konsumojmë kumbulla më shpesh janë këto:

1.Kumbullat mund të parandalojnë kancerin

Kumbullat janë burime fenomenale të antioksidantëve. Kjo është arsyeja pse konsumimi i tyre rregullisht mund të ndalojë në reduktimin e shanseve të rrezikut nga kanceri.  Ekspertët thonë se një nga antioksidantët që lufton kancerin dhe gjendet tek kumbulla është beta-karoteni, i cili ka veti të mrekullueshme anti-kancerogjene.

2.Parandalojnë koagulimin e gjakut

Vitamina K e gjendur tek kumbullat ndihmon kundra mpiksjes së panevojshme gë gjakut. Mpiksja e gjakut në arterie mund të shkaktojë probleme serioze si ataku kardiak, infarkti dhe embolia pulmonare.

3.Ngrënia e kumbullave ndihmon në forcimin e kockave

Një tjetër funksion i vitaminës K është se siguron  që kalciumi në trup të qëndrojë në kocka dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja pse konsumi i kumbullave të cilat përmbajnë me shumicë vitaminë K, ndihmon kockat të jenë të forta dhe të ruajnë densitetin e tyre.

4.Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak

Edhe pse janë të ëmbla, ato janë shumë të dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2. Disa komponentë të caktuar tek kumbullat rregullojnë çlirimin e insulinës pas vakteve duke ndihmuar në ruajtjen e sheqerit në gjak. Kumbullat janë ëmbëlsirat perfekte nëse doni të mbani sheqerin në gjak në nivele normale.

5.Rregullojnë presionin e gjakut

Në rast të problemeve me presionin e gjakut, shtoni kumbullat në dietën tuaj. Antioksidantët dhe fibrat e gjendura në to ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe duke mbajtur nën kontroll kolesterolin e keq.

6.Ndihmojnë në rregullimin e lëvizjes së zorrëve

Gjithkush e di se ngrënia e kumbullave është një prej medikamenteve më të mira natyrale kundra kapsllëkut, sidomos kumbullat e thata. Nëse jeni të prirur ndaj kapsllëkut, integrojini kumbullat rregullisht në dietën tuaj.

7.Ndihmojnë lëkurën të duket e re

Disa medikamente efektive kundra shenjave të plakjes janë ato që vijnë nga natyra dhe konsumohen nga goja, përfshirë këtu edhe kumbullat. Antioksidantët tek kumbullat janë shumë të mira për neutralizimin e radikaleve të lira para se të kenë mundësinë të dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe të shkaktojnë tharje të saj e rrudha.

8.Ngrënia e kumbullave ndihmon shëndetin e flokëve

Një nga përfitimet shëndetësore të kumbullave është përmirësimi i qarkullimit të gjakut. Kjo është arsyeja pse përfshirja e kumbullave në dietën tuaj është e mirë për flokët tuaj pasi furnizon me oksigjen dhe ushqyes për folikulat e flokëve. Antioksidantët në kumbulla gjithashtu ndihmojnë folikulat të mos dëmtohen.

9.Ndihmojnë në largimin e kileve të tepërta

Kumbullat promovojnë humbjen e peshës në disa mënyra. Së pari, sasitë e larta të fibrave të gjendura në to dhe përmbajtja e ujit ndihmojnë që stomaku të ndihet i ngopur dhe kjo mund t’ju shpëtojë nga mbingrënia. Së dyti, kumbullat përmbajnë sasi të papërfillshme të yndyrës dhe absolutisht jo kolesterol!