“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam në menopauzë, çfarë do të më ndihmonte?
Mjeku: Përsa i përket ushtrimeve fizike, kryerja e të paktën 35-40 minutave në shumicën e ditëve të javës, do të luante rol pozitiv në shëndetin e zemrës, si edhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përditshëm. Ushtimet fizike shërbejnë për të mbajtur muskujt dhe kockat në lëvizje duke ndihmuar në parandalimin e osteoporozës. Gjithashtu krijojnë ndjenjën e relaksimit, të mirëqenies, shkarkimin e stresit të përditshëm, ndikojnë edhe në pakësimin e afsheve të nxehta.
Për të gjitha shqetësimet tuaja mund të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj. Në këtë periudhë duhet të kryeni ekzaminimin pap-test çdo dy vjet, eko gjiri dhe mamografi çdo dy-tre vjet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.