MENU
klinika

Pesë fakte të çuditshme

Jeta e filozofit më me ndikim të shekullit XIX

09.07.2020 - 06:31

Si sot, 117 vite më parë u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare një ndër filozofët më me ndikim të periudhës së tij, autori i “Kështu foli Zarathustra” dhe ai që tha se njerëzimi nuk kufizohet vetëm nga e mira dhe e keqja.

Frederik Niçe ishte një filozof gjerman që urrente krishtërimin dhe moralin. Filozofia e tij, gabimisht ngatërrohet me atë të nazizmit, sepse motra e tij ishte një lloj nazisteje, e cila dëshironte ta ngjallte punën e të vëllait pasi ai vdiq. Me ringjallje, kuptojmë një manipulim të rëndë për ta bërë veprën e tij të dukej anti-semite dhe pro-naziste.

Motra e Niçes
Në vitin 2000, Alain de Botton shkroi gjashtë vëllime filozofike, të cilat tani mund t’i gjeni edhe online. Njëri nga vëllimet merret me detajet e jetës dhe veprës së Niçes. Nga sa marrim vesh, jeta e Niçes ishte një shfaqje e shpifur.

Më poshtë, Konica.al ju paraqet pesë nga faktet më të çmendura rreth jetës së tij, marrë nga libri i Alain de Botton.

1.Niçe gjatë gjithë jetës së tij ishte një dështak.

Niçe impresionoi gjithkënd duke u bërë profesor që 24 vjeç . Gjithsesi, ai u detyrua të largohej në moshën 35 vjeçare nga armiqësitë që krijoi me kolegët. Niçe, gjithashtu, deshi të hiqte dorë nga filozofia për kopshtarinë, por edhe në këtë fushë dështoi. Vetëm pas vdekjes së Niçes, vepra e tij nisi të lexohej gjerësisht.

2.Mustaqet e tij i frikësonin gratë.

Alain de Botton shkruan se Niçe ishte jashtëzakonisht shumë jo i zoti me gratë. Me sa duket, mustaqet e Niçes që sot do të cilësoheshin “hipster”, frikësonin gratë. Dhe kjo ndoshta ishte diçka e mirë, pasi ai trashëgonte sëmundjen e sifilizit.

3.Në pjesën më të madhe të jetës së tij, ai ishte i sëmurë.

Ndoshta mund të mendoni se një filozof që doli kundër rrymës së kohës duhet të ishte shumë i fortë, por e keni gabim. Jeta e Niçes duket ironike kur kuptojmë se ai gjatë gjithë jetës së tij nuk ka qenë asnjëherë mirë me shëndetin. Ai vuante që në vogëli nga sifilizi, që e shoqëroi gjatë gjithë jetës.

4. Ai pësoi një çrregullim mendor, kur shikoi një kalë që po dhunohej.

Posteri i filmit “Kali i Torinos”
Kur shikoi një kalë që po fshikullohej në një nga rrugët e Torinos në Itali, Niçe pësoi një çrregullim mendor me të cilin bashkëjetoi gjatë gjithë jetës. Thuhet se Niçe vrapoi drejt kalit dhe me trupin e tij e mbrojti, por fshikulluesi e qëlloi edhe atë dhe e hodhi në tokë. Skena u bë gjithashtu subjekti i një filmi me regji të Bela Tarr me titull “Kali i Torinos”.

Duke u bazuar te Alain de Botton, pas aksidentit me kalë, Niçja u kthye te konvikti ku po banonte, u zhvesh dhe filloi të kërcente para të gjithëve. Botton vazhdon duke thënë se pas kësaj, Niçe filloi të besonte se ishte Jezusi, Napoleoni, Buda apo të tjerë personazhe historike.

Ai u largua nga konvikti vetëm kur vdiq, pas 11 vitesh kur u mor nga familja për t’u varrosur.

5. Ai mendonte se alkooli ishte po aq i keq sa krishtërimi.

Niçe i kategorizonte alkoolin dhe krishtërimin në kategorinë e “budallallëqeve që të bëjnë të përqafosh vuajtjen”. Kështu, ai nuk piu asnjëherë dhe, bazuar te Botton, besonte se krishtërimi, ashtu si alkooli, “shkakton vuajtje”.

Inati i kishës me të vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, sepse, në varrimin e tij, autoritetet e kishës shënuan “një antikrisht i njohur”, pranë emrit të tij.