MENU
klinika

Serie A, Java 30

Juve kalon edhe derbin, Ronaldo i kthehet “vesit”

04.07.2020 - 18:15

Juventus po marshon drejt titullit të nëntë radhazi. Bardhezinjtë trimfuan 4-1 në derbi me Torinon dhe shkojnë 7 pikë para Lazios, pavarësisht se kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak.

Tri minuta i kanë mjaftuar Juventus-it për të zhbllokuar derbin. Autori i goli ka qenë sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, që është futur në zonë dhe ka gjetur golin pasi ka shmangur me lehtësi dy kundërshtarë.

Autori i golit të dytë ishte Cuadrado në 29’, i cili ka mposhtur portierin Sirigu pasi ka lënë në vend një nga mbrojtësit e Demave. Protagonist edhe CR7 me asistin e dhënë për kolumbianin. Gjithsesi, 2-1 mbyllet pjesa e parë, pasi miqtë kanë reaguar me Belottin nga penalltia.

Cristiano Ronaldo mposht për herë të tretë portierin Sirigu në minutën e 61′. Portugezi realizoi me mjeshtëri nga një goditje dënimi duke “thyer” mallkimin e golave nga ky pozicion. Një gjuajtje e fortë dhe saktë e CR7 që u ndal vetëm nga rrjeta e portierit të Torinos. Në fund autogoli i Djidji vulos fitoren 4-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN