MENU
klinika

Pas rifillimit të sezonit

Juventus me mbrojtjen më të mirë në Europë

03.07.2020 - 15:48

Juventus ka mbrojtjen më të mirë në Europë mes ekipeve që kanë luajtur më shumë se tri ndeshje pas rifillimit të sezonit. Ekipi i Sarrit ka një mesatare prej 0.2 gola për ndeshje dhe i paraprin Villarreal, Real Madrid, Napolit, Cityt dhe United. Një mesatare shumë e ulët e pësimit të golave.

Përtej numrave, Juventus në Kupën e Italisë nuk la përshtypje të shkëlqyeshme, por nga tjetër, nuk pësoi gol në 180 minuta. De Ligt-Bonucci aktualisht është dyshja më e fortë e mbrojtjes, natyrisht duke përfshirë në portë edhe portierin Buffon, që theu rekordin e numrit të ndeshjeve në Serie A.

Sarri e shpjegoi pësimin e paktë të golave me faktin se mesfushorët kanë krijuar një vijë mbrojtëse më të mirë, ndërsa sulmuesit bëjnë presion më shumë në mesfushë, madje edhe më thellë. Mbrojtja më e mirë thonë që është sulmi. Por duket se kjo shprehje nuk shkon në Serie A.

Atalanta ka shënuar plot 82 gola, por gjendet në vendin e katërt, pasi ka pësuar 39 gola, ndërsa Juventus 25. Bardhezinjtë janë skuadra e katërt për nga shënimi i golave, me 59 të tillë, por nga ana tjetër kanë pësuar më pak se të gjithë.

Në ligat kryesore evropiane, vetëm Real Madrid ka pësuar më pak, 21. Të shtunën Juventus do të luajë derbin me Torinon. Të shohim nëse bardhezinjtë do të ruajnë të paprekur portën. Por më shumë se sa mospësimi, Juve kërkon fitoren për të shkuar te titulli i nëntë radhazi, një rekord më vete për bardhezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN