MENU
klinika

Suarez u dënua me 4 muaj

Kafshoi kundërshtarin, dënohet vetëm me 4 javë!

08.07.2020 - 16:35

Historitë përsëriten dhe në futboll nuk bëjnë aspak përjashtime. Ishim mësuar të shikonim Luis Suarez duke kafshuar kundërshtarë, por tashmë, duket se sulmuesi i Barcelonës ka zënë mend dhe nuk kërkon të qëndrojë larg skuadrës për kapriço të momentit.

Megjithatë, kafshimi i kundërshtarit është parë si e udhës nga mbrojtësi i Lazios, Patric Gabarron, për të shfryrë të gjithë dufin e akumuluar gjatë ndeshjes së humbur 2-1 përballë Lecce.

Teksa shihte që shanset për pikë po veniteshin, spanjolli nuk u mendua dy herë për t’i dhënë një kafshim në krah rivalit të tij, Giulio Donati. Një shkelje që rezultoi fatale për të, me Patric që u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.

Sot Patric është pezulluar me 4 ndeshje nga Federata Italiane e Futbollit. Përveç kësaj, mbrojtësi spanjoll duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh. Menjëherë tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke shkruar se është një dënim i butë.

Precedentët e mëparshëm na kanë mësuar se këto veprime dënohen dhe madje ashpër. Kafshimi ndaj Branislav Ivanovic i kushtoi 10 ndeshje pezullim Luis Suarez në vitin 2013, ndërsa një vit më vonë, kafshimi në qafën e Chiellinit e la jashtë fushave për 4 muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reklamoi ish-gruan në internet

Ish-lojtari i Serie A dënohet me 6 muaj burg