MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam shumë nishane. Si ta dalloj nëse janë të rrezikshëm?

07.07.2020 - 06:47

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam shumë nishane në trup veçanërisht në pjesën e kurrizit. Kam lexuar që nishanet mund të bëhen të rrezikshëm. Doja të pyesja një mjek se si të dallojmë nishanet normalë nga ata të pazakontë?

Mjeku: Nishanet janë një kontigjent i rëndësishëm që mund të pësojnë transformim malinj, por jo tek të gjithë nishanet mund të ndodh ky transformim. Këto kritere njihen ndryshe edhe me emrin ABCD ku:

A-Është e lidhur me asimetrinë e nishanit.

B-Kufijtë e nishanit-përbëjnë problem kur janë të çrregullta.

C-Ngjyra e cila duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është blu në mavi.

D-Diametri më i madh se 6mm. Pra, të gjitha këto simptoma duhet t’i tërheqin vëmendjen pacientit për të kontaktuar me dermatologun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.