MENU
klinika

Shoqata e Infermierëve bën publik rastin: Nuk merret tamponi!

“Kam temperaturë dhe nuk mbushem me frymë”

14.07.2020 - 12:09

Shoqata e Infermierëve ka postuar së fundmi statusin e një infermiereje, e cila ka shprehur shqetësimin se nuk i është bërë tamponi, dhe se ka 4 ditë që ka shfaqur simptomat e Covid, si kollë temperaturë e të lartë.

Ndërsa tregon situatën se si ajo vetë dhe kolegët e saj janë përballur dhe kujdesur për pacientët me Covid, shprehet se detyrën e kanë ushtruar vetëm me një palë doreza dhe një maskë.

Statusi:

E dhimbshme sa ndryshon realiteti nga propaganda qe behet neper media per Shendetesine dhe trajtimin e Infermiereve

Pershendetje!

Une qe po ju shkruaj jam infermiere. Mar shkas te shkruaj pasi te gjithe po na diskriminojn, esht e vertet qe sindikatat i kemi vetem per emer pasi asnjeher nuk jan ne mbrojtjen tone.

Kur u shfaq pandemia ne muajin mars,te gjithe vraponin te rrinin neper shtepia pasi jeta qenka e dhimbshme,nderkoh qe ne punonim me orare te zgjatura,pa dite pushimi,pa dite feste,24 ore ne 24 per tu kujdesur per pacientet, dergonim ilace neper shtepi,jepnim keshilla sesi Te mbroheshin.

Po per ne kush u kujdes valle????cdo dite ne kontakt me virusin e padukshem,frika mos te infektojm te tjeret,familjaret tane. Askush nuk pyeti per ne,a kemi nevoje per maska,per doreza,Pse jo dhe per veshjet e specializuara,fundja njerz jemi dhe neve e duam jeten.

Rastet cdo dite Po shtohen dhe me shume ne qytetin tim,frika i ka kapluar Te gjithe. Mund Te marrim me dhjetra telefonata ne dite duke na kerkuar ndihme,kemi koll,temp,nuk mbushem me fryme.

Kemi plot 10 dite qe kujdesemi per punetoret e nje fasonerie qe ndodhet fare prane me shenja te covid Por askush nuk merr pergjegjsine per te ardhur,epidemiologia na kalon 127, Ndersa keto infeksionistet pasi “nuk qenka rast per keto”.

Nderkohe qe gjendja po perkeqsohet e na duhet te veprojm neve, une me koleget e mi qe kemi kontakte, Po i bejm ball virusit me 1 pal doreza dhe nje maske. Frika e infektimit cdo dite Edhe me shum po na tmerronte. Me shume per familjaret tane,fundja jan te pafajshem sesa do kujdesen per higjenen jemi ne burimi kryesor i infektimit (zoti i ruajt ).

U be disa dit qe nuk ndihem mire,sot dita 4 qe dergjem ne shtrat me temp 39-40 ,veshtersi ne frymarje, koll, dobesi Te pergjithshme.

Lajmerova te me benin tamponin, dhe si pergjigje mora: Do Te mendohemi. Me fal a nuk po I sherbej un ketyre pacienteve,a nuk jemi ne ne frontino e pare me virusin,a nuk e meritojm ne tamponin?ku ne personel na mohohet po te tjereve??? Me te vertet per te ardhur keq

Une minimumi per 10 dit kam patur 100 kontakte,e imagjinoni sa mund te kem infektuar??(uroj me shpirt qe jo)

Un nuk Po ngre zerin qe te ngrehemi te gjith te protestojm Apo te kerkojm te drejtat tona,pasi ne nuk kemi te drejt per asgje. Gabimi une i vetem esht qe vazhdojm e qendrojm akoma ketu,ku nuk na respektojn,ku na perbuzin e diskriminojn.

Ju uroj shendet Te gjith kolegeve Te mi,dhe sa me pak te infektuar

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise”.

Nga Bill Gates, tek lidhja e rrjetit 5G me koronavirusin

Rritja e teorive të komplotit rrezikon të minojë Ballkanin

Një ministri e tërë... "Kulture"!

Gjellë pa shije, me pak erëz “UNESCO”

(Nga cikli: Leter e hapur nga Diaspora)/ Nga Përparim Gjeka

Kush duhet të na udhëheqë?

“Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë”

VIDEO virale / Gazetari gozhdon Donald Trump, që humbet toruan