Katër persona të dënuar, në Kavajë e Tiranë kanë rënë në rrjetën e OFL-së sot dhe brenda 48 orëve duhet të japin sqarime për burimet e pasurisë së tyre.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;
E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;”
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.