MENU
klinika

Lëvizja e papritur e Zani Caushit në gjykatë

Ish-kreu i bandës së Vlorës ‘ndërron mendje’

17.07.2020 - 09:53

Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa e bërë pak ditë më parë për tu liruar me kusht.

Rreth një orë më parë, në orën 10.00 Zani Çaushi është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Korçësku dhe kishte depozituar kërkesë për tu liruar përmes avokatit të tij, nën masa të rrepta sigurie. Policia ka bllokuar gjithë qarkullimin në zonën përreth Gjykatës.

Mirëpo, kur ka dalë para “Togave të zeza” për të marrë vendimin nëse lirimi me kusht i tij do të aprovohej apo jo, ish-kreu i Bandës së Vlorës është tërhequr.

Pak ditë më parë Zani Çaushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, edhe pse është dënuar me burg përjetë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale. “Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë Zani Çaushi ndër të tjera në kërkesën e tij.