Pikërisht në kohën kur Perandoria Osmane po arrinte kulmin e lulëzimit të saj kulturor, kur portugezët dhe spanjollët kishin arritur deri në Indi duke lundruar përmes Kepit të Shpresës së Mirë dhe kur Kristofor Kolombi zbulonte tokat e reja të Botës së Re- do vepronte edhe admirali dhe gjeografi i mirënjohur turk, Piri Reis.
Data e lindjes së tij nuk është e sigurtë por mendohet se ka qenë rreth viteve 1465-1470. Piri Reis lindi në qytetin e bukur bregdetar të Galipolit i cili në atë kohë përdorej si bazë ushtarake. Një historiani turk, dikur ka thënë për fëmijët e Galipolit: “Fëmijët e Galipolit rriten në ujë si aligatorët.
Djepat e tyre janë anijet. Ata përkunden për të fjetur me nënanënat e detit dhe të anijeve ditën dhe natën.”
Kjo provon të jetë mjaft korrekte sepse që në moshën 12 vjeçare Piri Reis bëhet pjesë e flotës së xhaxhait të tij, Kemal Reis, admirali më i famshëm i kohës.
Në histografinë turke emri i Pier Reisit nuk është regjistruar vetëm nga bëmat e tj si pjesëmarrës i dalluar në betejat detare, por më së shumti ai njihet për kontibutet e tij në shkencën e gjeografisë.
Vepra e tij “ Kitab’i Bahriye” (Libri i navigacionit) i përpiluar në intervalin kohor 1521-1525, me një studim prej 753 faqesh. Ky libër konsiderohet udhërrëfyesi më i vjetër detar në Detin Egje dhe Mesdhe.
Kopertina e librit Kitab’i Bahyrie të Piri Reisit.
Kjo vepër i është prezantuar përsonalisht edhe Sulejmanit të Madhërishmë nëpërmjet vezirit, mik i Pirit, Ibrabim Pashë Pargaliu (ky ishte personi i cili kishte kuptuar rëndësinë e punimeve të Pirit dhe i kishte sugjruar të punonte një libër të mirëfilltë).
Në librin e tij shumë të çmuar, jo vetëm për historinë dhe kulturën kombëtare turke por edhe për qytetërimin në përgjithësi, hartografi i shquar turk depërton në trojet etnike shqiptare nga jugu dhe vazhdon deri në veripeëndim të vendit.
Harta e parë ka të bëjë me bregdetin e Prevezës dhe Shën Mavrisë që në atë kohë i takonin Sanxhakut të Janinës. Duke shpjeguar pozitat gjeografike të kështjellave, grykave, urave, lumejvë, shkëmbinjve e kishave, Piri Reis shënonedhe emërtimet e tyre përkatëse.
Rozetë nga hartat e Piri Reisit.
Disa nga këto emërtime dëshmojnë për praninë shekullore etnike shqiptare në këto troje, si; mali Mizrak (Mazreku= Mali i Shtizës).
Reisi trajton edhe hartën e Pargës duke theksuar në faqet e librit të tij se populli i këtyre rretheve është shqiptar.
Piri Reis: Harta e Aja Mavrisë dhe Pargës
Kështjella e Pargës, detaj nga harta e Piri Reisit Aja Mavri dhe Parga
Kapitujt e Vlorës dhe të Durrësit në librin Kitab’i Bahriye, të vetmet harta të shtetit të sotëm shqiptar në libër.
Kapitulli i Vlorës
“Kjo Vlora është një fshat i madh. Bregdeti është fare i cekët dhe anijet që arrijnë atje duhet t’u bijnë burive. Ato vendosen sipas dëshirës, duke hedhur spirancat në të dyja anët.
Shenjë dalluese për këtë vend është një gjir i ulët, i ngushtë në pjesën veripërëndimore të fshatit.
Anijet shtrihen me këtë gjir mes tyre dhe veriperëndimit. Para fshatit gjendet një lagunë dhe brenda saj gjenden disa ishuj, secili me nga një fshat të vetin. Galerat mund të hyjnë në lagunë nëpër grykën e saj…
Në pjesën veripërëndimore të këtij limani, gjendet një gjir i quajtur Kavu Lanku të cilin vendasit e quajnë Kara Burun. 4 miljen në veriperëndim të këtij limani dhe 12 milje nga Vlora gjendet një ishull i braktisur i cili quhet Sazana.
Në pjesën veriore të këtij ishulli gjendet një kishë e shkatërruar, dhe deti përballë kësaj kishe është gjithashtu një mbrojtje…
20 milje larg Kara Burunit në drejtim të juglindjes, gjendet një liman quajtur Pinazumu (Limani i Lepurit)… Në anën perëndimore të këtij limani rreth 2 milje larg në drejtim të brendisë së vendit gjendet një kështjellë e quajtur Himara, e cila i takon Sanxhakut të Janinës dhe është e vendour në një kodër të rrumbulllakët…
18 milje në veriperëndim të Vlorës gjendet një lumë i madh, i mirënjohur me emërtimin Vuyus (Vjosa) sa që mund të futen anijet. Në të djathtë të këtij lumi gjendet edhe një luë tjetër i cili quhet Apoloyna…
Bregu i detit këtu, ndërkaq, ka shtrirje të ulët dhe është plot përroje që nga kështjella e Durrësit, e cila gjendet 90 milje larg në veri të Vlorës.”
Piri Reis: Harta e Vlores
Kalaja e Vlorës, detaj nga harta e Piri Reisit Bregdeti i Vlorës.
Faqe nga teksti në osmanisht i përshkrimit të Bregdetit të Vlorës të Piri Reisit.
Kapitulli i Durrësit
“Vendi të cilin ata e quajnë Durrës (në hartën e Piri Reisit, Turaç) është një kështjellë buzë detit, ku deti është i cekët.
Nëse anijet e mëdha dëshirojnë të vendosen pranë kështjellës, duhet doemos të jenë të zëshmë; dhe duke hedhur spirancat në të dy anët, ata mund të qëndrojnë të tilla…
Nëse dikush thirret në limanin Porto Palu (Bishti i Pallës), të cilin detarët e turq e quajnë Kazik Limani , ky është një gjir i sigurtë për anijet e vogla. Nja 4 milje përafërssht në veri të këtij limani me skele gjendet një lumë i madh i quajtur Mata (lumi Mat).
Edhe më në veri të këtij lumi gjendet një tjetër, i cili quhet Adrin (lumi Drin). 25 milje në veripërëndim të këtij lumi Adrin gjendet një lumë i madh i quajtur Les (lumi i Lezhës).
Kështjella e quajtur Les është shndërruar në gërmadhë qëmoti, por rndërtimi i saj është urdhëruar. 24 milje nga ky vend gjendet lumi Boyana (lumi Buna)…
Lumi të cilin ne e quajmë Boyana rrjedh nga Arnavud Iskenderiyesi (Aleksandria në Shqipëri- Shkodra) dhe derdhet në det… 12 milje nga ky lumë Boyana në drejtim të veriperëndimit gjendet kështjella e Dulçinit (Ulqinit).
Kjo kështjellë varet nga Venediku. Edhe më në veriperëndim të kësaj kështjelle gjendet një tjetër e quajtur Antibari (Tivari) e cila gjithashtu varet nga Venediku…
Piri Reis: Harta e Bregdetit të Durrësit.
Kalaja e Shkodrës, detaj nga harta e Piri Reisit Bregdetit i Durrësit.
Ulqini, Tivari…, detaj nga harta e Piri Reisit Bregdeti i Durrësit.
Busti i Piri Reisit në Muzeun Detar të Stambollit.