MENU
klinika

Gëzon Ferrari

Konfirmohen edhe dy gara në Formula 1

10.07.2020 - 10:55

FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit” ka konfirmuar edhe dy gara të tjera në kalendarin e saj për Botërorin 2020 të Formula 1. Pas 8 garave të para, sot ka ardhur konfirmimi për garën e 9 të dhe atë të 10 të 2020 të Formula 1.

Gara e nëntë do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, më 13 shtator. Kjo garë përkon edhe me garën nr.1000 të Ferrarit në Formula 1, që praktikisht do ta zhillojë atë në pistën e saj. Ndërsa gara e 10-të do të zhvillohet më 27 shtator, në Sochi, Rusi.

 

Për shkak të situatës aspak të mirë në Portugali, gara e planifikuar për t’u zhvilluar aty, në pistën e Portimao, ende është në dilemë. Po ashtu, në dilemë edhe garat jashtë Europës, ato që mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme apo Azi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy herë kampioni i botës

Zyrtare, Alonso rikthehet në Formula 1