MENU
klinika

Vlerësimi i Komisionit Europian

“Kriza ekonomike prej Covid-19 më serioze sesa pritej!”

07.07.2020 - 14:00

Komisioni Europian ka deklaruar se pandemia Covid që ka goditur ekonominë europiane është më të fortë se sa pritej dhe se rikuperimi do të jetë i ngadaltë

Kryekomisioneri europian për ekonominë, Paolo Gentiloni tha se në përgjithësi, PBB-ja e zonës së euros do të bjerë në -8.7% në vitin 2020, për të arritur në 6.1% në vitin 2021. Të dhënat më të këqija ekonomike për vitin 2020 janë ato të Italisë me -11.2%, Spanjës me -10, 9% dhe Franca me -10.6%.

Gentiloni  tha gjithashtu se Europa vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, përfshirë një valë tjetër masive të infeksionit.

Nënkryetari i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis u shpreh se në muajt e parë të vitit 2021 pritet një lloj rimëkëmbje dhe se detyra e Unionit është të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset.

Më herët, në fillim të muajit maj, Brukseli kishte parashikuar një rënie të PBB-së prej 7,7% në 2020, më pas një rimëkëmbje prej +7,4%) në 2021.

“Këto parashikime tregojnë efektet ekonomike shkatërruese të kësaj pandemie”, nënvizoi komisioneri europiane për Ekonominë, Paolo Gentiloni.