Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE dënon vendimin e Turqisë për kthimin e muzeut të ‘Shën Sofias’ në xhami dhe i bën thirrje qeverisë turke të rishqyrtojë vendimin e saj.
Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si ‘Shën Sophia’ në një xhami. BE thotë se ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim.
“Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,” tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.
“Me kërkesën e Greqisë, ekzistoi një konsensus i gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj delikate” tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Cështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i delikuencës turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sophia në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj.
Unë fola gjatë Këshillit për ndikimin serioz të delikuencës turke në sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor. Unë jam i kënaqur, sepse partnerët shprehen solidaritet me Greqinë dhe Qipron për veprimet e paligjshme turke në dëm të sovranitetit dhe të drejtave tona sovrane. Me kërkesën tonë, ka pasur një konsensus të gjerë për një listë të masave të duhura të mëtejshme, siç janë sanksionet, që do t’i lejonin BE të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vepronte me sjelljen e saj delikate.
Ne u pajtuam që zoti Borrell të shqyrtojë mënyrat për të zvogëluar tensionet me Turqinë, por në mënyrë rigoroze në bazë të Konkluzioneve të Këshillit. Delikuenca turke do të diskutohet, me kërkesë të palëve greke dhe qipriote, përsëri në Këshillin joformal në gusht në Berlin dhe jo në Këshillin e rregullt në Shtator, siç ishte pozicioni origjinal.
Unë gjithashtu njoftova kolegët e mi se do të thërrisja që të mblidhej një Këshill i jashtëzakonshëm nëse Turqia do të përshkallëzonte sjelljen e saj delikate deri në Këshillin joformal. Më në fund, në lidhje me Libinë, ka pasur raporte nga një numër vendesh, përfshirë Greqinë, për shkeljen e embargos nga Turqia, si dhe dënimin e incidentit që përfshinte anijen luftarake Franceze. Ajo gjithashtu i bëri thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje dhe të ndalojë shkeljen e embargos së armëve në Libi “.