MENU
klinika

Rrajca në UNESCO

Ku tjetër, gjenden 14 liqene tok?!..

07.07.2020 - 12:33

        Administrata e Zonave te Mbrojtura Elbasan, solli sot në vëmendje 3-vjetorin e Rrajcës në Unesco.

Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore, me 2129.5 ha zona strikte, 2509.85 zona buferike. Më 7 korrik 2017, në Sesionin e 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Krakovë, Poloni, u miratua zgjerimi i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetra të ahut (Fagus sylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore në Unesco.

Ky zgjerim ndërkufitar i siteve të trashëgimisë botërore të pyjeve primare të ahut të Karpateve dhe pyjeve të ahut të Gjermanisë (Gjermania, Sllovakia, Ukraina) shtrihet në 12 vende.

Me mbarimin e epokës së fundit të akullnajave, pema e ahut evropian u përhap nga disa strehime të izoluara në Alpe, Karpate, Mesdhe dhe Pirene, për një periudhë të shkurtër prej disa mijë vitesh, në një proces që është ende në vazhdim.

Ky zgjerim i suksesshëm lidhet me fleksibilitetin e llojit dhe tolerancën e kushteve të ndryshme klimatike, gjeografike dhe fizike.

Pyjet primar të ahut të Karpateve dhe në rajonet e tjera të Evropës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë), përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s.

Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër një atraksion i fuqishëm turistik. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene të vogla akullnajore, me bukuri madhështore, që ndodhen në lartësinë mbi 1,900 metra mbi nivelin e detit.

Janë liqenet akullnajore të Rrajcës, pjesë e këtij Parkut, që e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atdhe, një histori më dysh...

“Moj e bukura More…” Arbëreshët në UNESCO?

Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”