MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Kukësi dhe Teuta lënë gjithçka të hapur në kthim

02.07.2020 - 21:46

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e ditës së sotme në “Elbasan Arena“. Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më larg se një barazim me rrjeta të paprekura. Një rezultat ky që lë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në datën 15 korrik.

Një takim që ka përfunduar me dhimbje koke për Orges Shehin. Një mbrëmje “jo” kjo e sotmja për sulmuesit e Kukësit. Abazaj do e niste nga stoli si pasojë e një dëmtimi. Por që në minutën e dytë goleadori i verilindorëve, Shkurtaj do të detyrohej që të linte fushën pas një lëndimi të pësuar.

Lajme jo të mira këto për Orges Shehin, i cili në fundjavë do të ketë duelin me kundërshtarin e drejtpërdrejtë për titull kampion, Tiranën. Në kampin kuksian shpresojnë për një rekuperim sa më të shpejtë të sulmuesve deri në ndeshjen e radhës, pasi në të kundërt do të duhej të luanin të përgjysmuar ndaj një ekipi si ai i bardhebluve të Egbosë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN