MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur duhet të shqetësohet një person nga dhimbjet e barkut?

20.07.2020 - 10:24

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur duhet të shqetësohet një person nga dhimbjet e barkut?

Mjeku: Në çdo lloj dhimbje barku pacienti duhet të vizitohet te mjeku përkatës, sepse jo gjithmonë sëmundja del në pah me shenja tipike të saj.

Ka raste, që ne hasim të sëmurë, që mendojmë se mund të jetë një kolit spastik i thjeshtë, por në ekzaminime të thelluara vëmë re që këta pacientë mund të kenë edhe polipe edhe kolit ulceroz, në faza fillestare. Pra, gjithmonë nuk duhen neglizhuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.