MENU
klinika

Uron ShBA në Ditën e Pavarësisë

Kurti: Roli i Amerikës i pazëvendësueshëm!

04.07.2020 - 11:00

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka uruar Shtete e Bashkuara të Amerikës për nder të Ditës së Pavarësisë. Kurti ka shkruar në Facebook se ShBA’ja ka rol të pazëvendësueshëm në arritjet e shtetit të Kosovës.

“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë.Mirënjohës e falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti ka pasur raporte jo të mira me udhëheqjen aktuale të Amerikës pasi ka lëshuar akuza se Richard Grenell e rrëzoi nga pushteti. Një deklaratë e Kurtit ishte bërë virale kur më 2016 deklaronte se shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe amerikanët. Kishte thënë se shqiptarët më shumë kanë ankth se Amerika mund t’i braktisë./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës

“Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”