MENU
klinika

Zbulohet ish-Missi!

Kush e shoqëronte Florin në ditëlindjen e Arilenës?

17.07.2020 - 14:48

Flori Mumajesi shtë mjaft i rezervuar kur vjen puna tek jeta e tij private, megjithatë mbrëmë gjatë festës së ditëlindjes së Arilena Arës, kantautori i njohur u pa shumë i afërt me një vajzë, identiteti i të cilës u mbajt mister.

Nuk e dimë nëse dyshja kanë një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore, por dje gjithë mbrëmjen është përfolur për një vajzë të quajtur Flutura.

Ka qenë moderatori Labinot Gashi, që e ngacmonte Florin gjithë kohën. “Iconstyle” ka zbuluar identitetin e vajzës, e cila quhet Arnita Beqiraj, është nga Vlora dhe ka fituar titullin e Miss Shqipëria në vitin 2010.

Arnita sot është e njohur si drejtore e një sërë programacioneve të TV Klan, nga “Miss & Mister Albania” X Factor” te “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.
Tashmë na mbetet të presim për të parë vërtet çfarë ka mes tyre, nëse është miqësi e ngushtê apo diçka më shumë.