MENU
klinika

Ish-zyrtari i lartë Pierre-Richard Prosper

Kush është prokurori amerikan që do mbrojë Thaçin në Hagë?

13.07.2020 - 12:48

Në Hagë, Hashim Thaçi do të mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper. Ky i fundit, i lindur më 19 shtator 1963, është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane.

Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Prosper është avokat i diplomuar në Peperdine University School of Law. Ai ka shërbyer si Zëvendës-Prokuror i Distriktit, në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Distriktin e Kalifornisë.

Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948. Përveç që e fitoi rastin pas 14 muajsh gjyq, Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi Tribunalin që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti si akt gjenocidal dhe krim kundër njerëzimit.

Prosper ka shërbyer edhe në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2001 Prosper ishte nominuar nga presidenti amerikan George W. Bush për Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës. Pasi u konfirmua nga Senati, Prosper u betua më 13 korrik 2001 dhe shërbeu deri në vitin 2005. Si i dërguar i presidentit dhe diplomat senior, Proper ka udhëtuar nëpër botë ku ka zhvilluar negociata diplomatike dhe konsulta me krerë të shteteve, ministra të jashtëm dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë në 60 shtete të ndryshme. Ai, po ashtu, ka punuar me parlamente të huaja dhe organizata multilaterale e ndërkombëtare, për të ndërtuar mbështetje për politikat e Shteteve të Bashkuara.

Rregullisht ka vizituar zona të konfliktit në përpjekje për të sjellë paqe, stabilitet dhe sundim të ligjit. Në këtë kapacitet, ambasadori Prosper ka formuluar dhe koordinuar politikat reaguese të SHBA-së ndaj tmerreve dhe sulmeve kundër civilëve kudo në botë.

Prosper u ka raportuar direkt Sekretarëve të Shtetit, Colin Powell dhe Condolezza Rice, si dhe ka këshilluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretarin e Mbrojtjes, Prokurorin e Përgjithshëm, Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Drejtorin e CIA-s dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë amerikane.

Prosper, po ashtu, ishte nominuar për një pozitë në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara nga ambasadorja Nicki Haley.

Aktualisht, Prosper është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyra në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Aleksandar Vulin: E vërteta e vetme është se...

Xhandarmëria/ ”Patrullimi, i sinkronizuar me KFOR”

Komunat më të prekura

172 raste të reja me koronavirus

BE-Kosovë/ Ndihma financiare prej 100 mln eurosh

Miratohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë

Kur duhet të mbahet maska dhe kur jo?

LVV për lëvizjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

“Qeveria nuk po mbron qytetarët”