Amaneti i fundit i atë Gjergj Fishtës ishte: Hylli të jetojë!
Hylli i Dritës nuk do të kishte asnjëherë rëndësinë që kishte dhe vazhdon të ketë po të mos ishin autorët që kanë botuar aty. Prandaj, më poshtë, Konica.al paraqet autorët kryesorë në këtë Revistë nga viti 1913 deri në vitin 1944:
Atë Justin Rrota – Gjuhëtar i rëndësishëm dhe autor i një prej sintaksave të para.
Atë Vinçenc Prennushi – Poet, përkthyes dhe ipeshkëv i Durrësit.
Atë Marin Sirdani – Historian
Atë Anton Harapi – Shkrimtar, studiues dhe politikan i njohur (anëtar i Këshillit të Regjencës)
Zoi Xoxa – Eseist
Athanas Gegaj – Publicist
Atë Çipirjan Nikaj – Studiues dhe publicist
Atë Benedikt Demaj – Shkrimtar, poet, publicist dhe folklorist i njohur (mbledhësi i “Eposit të Kreshnikëve”).
Atë Donat Kurti – Folklorist (mbledhësi i “Prralla Kombtare”, “Lojna Kombtare” etj.)
Atë Anton Fishta – Poet, përkthyes dhe publicist
Atë Gjon Shllaku – Filozof dhe përkthyes
Kasem Bajrami – Shkrimtar, publicist dhe arsimtar
Dom Lazër Shantoja – Shkrimtar dhe përkthyes nga gjermanishtja (përkthyesi i parë i Gëtes)
Lumo Skëndo – Publicist
Luigj Gurakuqi – Politikan shumë i njohur e shkrimtar pak i njohur
Atë Pal Dodaj – Publicist, historian dhe arkivist i Arkivës së Kuvendit Françeskan të G’juhadolit
Imzot Lazër Mjeda – Shkrimtar, përkthyes dhe ipeshkëv i Shkodrës (Vëllai i dom Ndre Mjedës)
Ernest Koliqi – Shkrimtar, prozatori i parë modern shqiptar
Zef Harapi – Shkrimtar dhe studiues
Faik Konica – Publicist, botues dhe shkrimtar
Dom Ndre Mjeda – Poet, përkthyes dhe politikan
Kol Mirakaj – Studiues dhe politikan
Gjon Kamsi – Studiues dhe publicist
Eqerem Çabej – Studiues
Aleksandër Sirdani – Shkrimtar dhe studiues
Mati Logoreci – Arsimtar, shkrimtar dhe publicist
Bashkë me figurën poliedrike atë Gjergj Fishta, intelektualët e mësipërm krijuan atë “Votër kulture shqyptare” në të cilën nuk u fik asnjëherë zjarri i atdhedashurisë.