MENU
klinika

Gjermania, ultimatum Ahmetit

“Lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev”

29.07.2020 - 08:45

Vendi që mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Gjermania i ka kërkuar BDI-së së Ali Ahmetit të lërë numrat e piruetat politike dhe të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Gjermania ka qenë vendi që kontribuoi më shumë në rrëzimin e Nikolla Gruevskit me anë të “bombave” që furnizoi Zaevin dhe në arritjen e koalicionit mes tij dhe Ali Ahmetit.

Siç bëri të ditur në një komunikatë të saj, ambasada gjermane, Anke Holstein, kryediplomatja e re e Berlinit në Shkup ka kërkuar menjëherë formimin e institucioneve.

Ambasadorja gjermane, takimin me Ali Ahmetin e ka bërë në selinë në Tetovë, dhe jo në atë të Shkupit, çka është tregues protokollar që Berlini kërkonte vendim nga përfaqësia e shqiptarëve, shkruan “shqip”.

E pikërisht pas këtij takimi, kreu i BDI-së ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasamin, parti që është në koalicion elektoral me LSDM-në e Zaevit.

Ahmeti dhe Kasami, duket kanë rënë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm, çka është një parathënie e koalicionit të ardhshëm ndërmjet LSDM-së dhe Ali Ahmetit, të cilët i kanë të gjithë numrat për të formuar qeverinë e re pa problem.

Ndërkaq, Aleanca e Zijadin Selës, duket se po lëviz fort për një qëndrim të ashpër opozitar, çka e ka lëvizur faktorin shqiptar drejt statukuosë së vjetër, një grup politik qëndron në pushtet, e një në qeveri.