MENU
klinika

"Sovraniteti i përket popullit, listat e hapura 100% e vetmja rrugë..."

Presidenti Meta: Ta zgjedhim Presidentin direkt

25.07.2020 - 18:30

Kreu i Shtetit Ilir Meta përmes një shënimi në facebook, shprehet se hapja e listave 100%, propozim ky i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.

Teksa thekson se sovraniteti i përket popullit, Presidenti deklaron se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN