MENU
klinika

Premier League, Java 33

Liverpool rikthehet te suksesi me Mane-Jones

05.07.2020 - 18:34

Liverpool ka mundur 2-0 Aston Villa-n në javën e 33-të të Premier League dhe është kthyer te fitorja pas leksionit të marrë nga Manchester City në humbjen 4-0 të pësuar në Etihad tri ditë më parë.

Kampionët e Anglisë i kanë siguruar tri pikët në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Ndeshja e luajtur në Anfield është hapur nga Mane në minutën e 71-të.

Eshtë mbyllur nga 19-vjeçari Curtis Jones në të 89-ën. Të Kuqtë kanë shkuar në kuotën e 89 pikëve në renditje, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN