MENU
klinika

Zgjedhjet në Maqendoni

LSDM prin rezultatin, a merr Zaev një mandat të dytë?

16.07.2020 - 07:21

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ku vihet re se LSDM prin me një diferencë të ngushtë VMRO- DPMNE.

Por ky është vetëm fillimi, pasi partia e Zaev ka deri tani vetëm 1% më shumë të votave se sa partia rivale VMRO- DPMNE.

Ndërkohë bie në sy se nga partitë shqiptare BDI ka 12% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën kanë 10%. Kjo do të thotë se shqiptarët pavarësisht se të ndarë kanë 22% të votave pa të cilët s’mund të formohet qeveria nga një prej partive kryesore maqedonase.

Nesër pritet të mësohet definitivisht se kush do të formojë qeverinë e re dhe cili do të jetë kryeministri i ri në Maqedoninë e Veriut.