MENU
klinika

Publikohen pamjet

Majk dhe Ledri nisin xhirimet e klipit dhe prisni zjarrin e radhës

18.07.2020 - 08:25

Prej disa javësh Majk dhe Ledri kanë bërë me dije se do sjellin një këngë së bashku, por ende nuk kanë realizuar klipin.

Deri tani nuk ka ende detaje rreth super bashkëpunimit, por mesa po shohim çunat kanë nisur nga puna.

Fansat e dy reperëve kanë publikuar foto e video nga videoklipi, që po xhirohet në bregdet dhe si duket do jetë tejet veror. Në njërën prej fotove që po qarkullon në rrjet Majk dhe Ledri pozojnë së bashku, të veshur shumë cool dhe me një gotë në dorë.

Ende nuk dihet se kur do publikohet projekti, por ne shpresojmë të ndodhë sa më parë. Kujtojmë se të dy po shijojnë super suksesin e këngëve të reja.

Majk solli “Je t’aime” me Ghetto Geasy-n, kurse Ledri bashkoi forcat me Dafinën dhe Lumi B për “Aman”, teksa kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars.