MENU
klinika

"Vetëm lajme të këqija, kemi humbur shumë"

Majk rrëfen për depresionin gjatë karantinës

08.07.2020 - 14:46

Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar Majk. Nga Dhërmiu ku është duke pushuar ai ka folur për depresionin gjatë periudhës së pandemisë.

“Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina”

Sa i përket karantinës, Majk u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë. “Me thënë të drejtën jam mërzitur. 3-4 muaj lajme të këqija, depresion. Karantinën e kam kaluar me familjen”, u shpreh ai. Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore.

Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi. Majk gjithashtu tregoi se për shkak të pandemisë ka anuluar shumë koncerte.

“Kemi humbur shumë. Me rëndësi është të jemi mirë, të kemi familjen sa më mirë dhe të kemi sa më pak viktima. Në fund të fundit koncertet do të vijnë sërish”, tha Majk.