MENU
klinika

Izrael

Makinat fluturuese, mund të bëhen realitet në fund të dekadës

12.07.2020 - 16:57

Ne kemi ëndërruar për idenë e një makine fluturuese për dekada, dhe tani kemi një shembull që e bën idenë të vërtetë.

Siç pritej, koncepti i makinës fluturuese vjen nga Izraeli.

Emri i saj është CityHawk dhe në thelb është një nga “avionët klasikë” VTOL.

Ajo arrin shpejtësi maksimale deri në 200 km/orë, dhe mund të transportojë deri në pesë persona, dhe nuk kërkon hapësirë  të madhe për të zbritur ose për t’u ngritur.

CityHawk ka dy rezervuarë hidrogjeni, dhe ata furnizojnë dy motorë elektrikë, secili me një fuqi deri në 952 kuaj fuqi, përmes teknologjisë klasike të qelizave të karburantit.

Ata drejtojnë të ashtuquajturat rotorët e brendshëm “Fancraft technology”, të cilët sigurojnë manovrim të shkëlqyeshëm me mënyrën se si rrjedh ajri.

Autori i projektit Rafi Yoeli pret që CityHawk të jetë gati për komercializim vetëm në fund të dekadës.