MENU
klinika

Premier League, Java 32

Man City hakmerret me “poker” ndaj Liverpool

02.07.2020 - 22:16

Liverpool pëson humbjen e dytë sezonale në Premier League. Dhe këtë e pëson nga rivali i viteve të fundit, Manchester City, që fiton 4-0 në “Etihad”. Një humbje që nuk ndikon te kampionët e kuq, ndërsa për “qytetarët” ishte hakmarrje për humbjen e fazës së parë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 25-të. Goli është realizuar me penallti nga Kevin de Bruyne. Ekzekutim i belgut ishte perfekt. Lojtarët e Pep kanë kapur në befasi ekipin e Klopp me një kundërsulm të shpejtë në 35’ nga Sterling, që con shifrat në 2-0.

Por nuk mbaron këtu. Qytetarët kanë trefishuar avantazhin e tyre në minutën e 45-të. Foden ka shënuar pas një kombinimi të bukur me De Bruyne. Nata e keqe për Liverpool ka vijuar edhe në pjesën e dytë. Më saktë, ishte një autogol i realizuar nga Oxlade-Chamberlain në minutën e 66- të.

 

Në fund ka edhe njëtjetër gol nga Mahrez, por që anulohet për prekje të topit me dorë. Gjithsesi, mbaron 4-0, një sukses për City-n, një turp për kampionët e rinj, që luanin me formacionin më të mirë, por ndoshta të dehur nga suksesi, nuk mundën të shfaqin më të mirët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN