MENU
klinika

Partitë kohë edhe 3 ditë për fushatë

Maqedonia e Veriut 5 ditë larg nga zgjedhjet

10.07.2020 - 08:49

Maqedonia e Veriut është 5 ditë larg zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe 6 ditë larg nga të mësuarit se kush do të jetë partia e re qeverisësë.

Partitë kanë edhe 3 ditë kohë për të përfunduar fushatën zgjedhore e cila këtë vit ka qenë nga më të shkurtërat për shkak të pandemisë dhe nxitimit të disa partive për të bërë zgjedhje sa më shpejt.

Nga ana tjetër partitë në Maqedoninë e Veriut, si ato maqedonase dhe ato shqiptare janë të ndara në fronte të ndryshme. Zaev dhe Mickoski janë kokë më kokë për postin e kryeministrit, por në mes është futur edhe Ali Ahmeti i BDI i cili kërkon një kryeministër shqiptar, por që nuk ka mbështetjen e bashkëkombasve të tjerë politikanë, Zijadin Selës dhe Menduh Thaçit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BE dhe Ballkani Perëndimor

2020-ta një vit “vendimtar”