Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se vendi mund t’i rikthehet kufizimit të lëvizjeve për shkak të situatës me COVID-19.
Momentalisht sipas tij, kjo nuk është e nevojshme por ministri i druhet më shumë mosrespektimit të masave nga qytetarët dhe vjeshtës, që sipas tij do të sjellë një valë edhe më të egër të COVID-19.
Por ai ka lënë të hapur shanset që të rikthehet masa e kufizimit të lëvizjeve pasi është e vetmja që mund të ndërmerret tashmë përveç këtyre aktuale.
‘’E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë, përveç këtyre masave aktuale, është kufizimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo nuk do të jetë aktuale tani ose vetëm në muajt e verës, madje edhe më shumë në vjeshtë, kur do të ketë më shumë njerëz brenda, nuk do të mundet të pritet as rend jashtë, me siguri do të kemi një numër shtesë të pacientëve me grip sezonal dhe problemi mund të jetë edhe më i madh. Tani për tani, jo, por ne po e ndjekim nga afër situatën, kontaktet po analizohen, po izolohen, nëse është e nevojshme, edhe ajo do të rekomandohet. Shpresoj që të mos arrijmë deri aty’’– deklaroi Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.