MENU
klinika

Kënga e re “C’est la vie” sqaron çdo gjë

Marrëdhënia e Capital T me Adrola Dushin?

26.07.2020 - 12:06

Reperi i njohur, Capital T ka publikuar ditën e sotme projektin e tij më të fundit “C’est la vie”.

Protagoniste e klipit është modelja shqiptare, Adrola Dushi, e cila ka treguar në postimin e fundit në rrjetet sociale se ka qenë e lumtur që ka marrë pjesë në këtë projekt.

“E lumtur të jem pjesë e këtij projekti dhe kësaj kënge me të cilën rashë në dashuri me dëgjim të parë. Shpresoj t’ju pëlqejë”, ka shkruar Adrola krah fotos me Capital T.

Në këtë mënyrë modelja i ka hedhur poshtë spekulimet për një lidhje mes tyre, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një bashkëpunim për projektin e fundit të këngëtarit.