MENU
klinika

Trupi iu gjet në oborrin e një kishe

Masakrohet barbarisht 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

15.07.2020 - 12:02

Një ngjarje e rënë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Trikalas në Greqi, ku një 16-vjeçare nga Shqipëria është gjetur pa jetë në oborrin e një kishe.

Mediat fqinje raportojnë se e reja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është gjetur nga punonjësit e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar Kishën.

16-vjeçarja ka shenja goditjeje të rënda në trup e fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi dhe u dyshua se bëhej fjalë për një 30-vjeçare.

Policia ka nisur hetimet duke u shtrirë në disa pista.

Familja e vajzës, e cila kishte një motër binjake dhe një vëlla, prej vitesh jetonin në këtë qytet dhe përshkruhen nga fqinjët si mjaft të rregull dhe pa problematika.

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë

Greqia/ Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Skanim shqiptarëve në Kakavijë

Greqia bën 2000 teste për Covid-19 në 24 orë

Mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët