MENU
klinika

Njofton kryeministri dhe ministri i shëndetësisë

Masat e reja pas vdekjeve të fundit nga COVID-19

05.07.2020 - 13:03

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Në këtë takim pritet të propozohen masat e reja kundër koronavirusit, të cilat pritet të miratohen gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që do të mbahet në ora 15:00.

Ky takim ndërmjet Hotit dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore, vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vetëm gjatë të shtunës, autoritetet kanë konfirmuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur tetë pacientë.

Gjatë ditës, mediat kanë raportuar se edhe pesë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, teksa aktualisht në Kosovë janë 66 raste të konfirmuara të vdekjeve nga ky virus.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë me drejtoreshën e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajvazaj-Berisha, për të konfirmuar këtë lajm, por telefoni i saj nuk ka qenë i qasshëm. As infektologët brenda kësaj Klinike nuk kanë qenë të qasshëm për të dhënë shpjegime lidhur me gjendjen në Klinikën Infektive.

Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e një pacienti 70-vjeçar, që ka qenë i infektuar me koronavirus, e që ka vdekur në orët e hershme të së dielës, tha për mediat se dyshon që babait të saj nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Policia e Kosovës është parë në ambientet e QKUK-së. Megjithatë, as zyrtarët për informim të këtij institucioni nuk e kanë hapur telefonin, që të tregojnë për arsyen se pse ka forca të shtuara policore dhe pse është rrethuar me shirita të policisë Klinika Infektive. Por, më pas këta shirita janë hequr.

Sipas të dhënave të përgjithshme, 3,356 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 1,874 janë shëruar dhe 1,416 persona vazhdojnë të jenë aktivë me koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”