MENU
klinika

Rregullat e reja

Mbyllen 4 qendra stërvitore, lojtarët e NBA me dilema

06.07.2020 - 15:27

Koronavirusi vazhdon të jetë i pranishëm në NBA, kampionat që do të rinisë më 30 korrik, pas ndërprerjes në muajin mars. Rastet e shumta më koronavirus ditët e fundit mes radhëve të lojtarëve kanë sjellë pasiguri. Madje disa basketbollistë janë shprehur se nuk do të udhëtojnë në Orlando, ku do të grumbullohen 22 ekipet.

Ditët e fundit, 4 skuadra kanë mbyllur qendrat stërvitore, pas rasteve me Covid-19. Dy ekipet e para që kanë mbyllur dyert e palestrave të tyre janë ato të Brooklyn dhe Denver, ku në secilin ekipi kanë rezultuar pozitivë nga 3 lojtarë.

Këto palestra janë mbyllur përkohësisht, por të njëjtin shembull kanë ndjekur orët e fundit edhe Clippers e Miami. Te Clippers ka rezultuar pozitv një lojtar dhe një anëtar i stafit drejtues. Ndërsa te Miami kanë dalë pozitivë me koronavirus dy lojtarë.

Teksa ekipet po përgatiten për shpërnguljen në Orlando, organizatorët kanë lajmëruar lojtarët se jo çdo pjesëmarrës do të udhëtojë në të njëjtin mjet me skuadrën. Lojtarët do të kenë disa opsione për udhëtim, por mënyra që do të zgjedhin do vlejë edhe për fatet e tyre. Sipas ESPN, kosto e udhëtimit do të paguhet nga vetë ata.

Ndërkaq, nëse një lojtar drejton ose fluturon me një status privat, atyre u kërkohet të bëjnë dy teste Covid-19 të njëpasnjëshme përpara se të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës, teksa për ato që fluturojnë në mënyrë komerciale, duhet që të kryejnë 3 teste të njëpasnjëshme.

Lojtarët që tashmë kanë rezultuar pozitiv duhet që pas karantinimit dyjavor, duhet të dalin negativ në dy testet e radhës, para se të udhëtojnë drejt Orlandos, aty ku do i nënshtrohen testeve shtesë që kërkon NBA për lojtarët që udhëtojnë veçmas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulje rroge për lojtarët që s’duan të luajnë

Gjashtë fazat deri në rinisjen e NBA më 31 korrik