06.07.2020 - 14:30
Mes tetë rasteve që kanë rezultuar pozitivë në Elbasan ne 24 oret e fundit, dy prej tyre janë mami të maternitetit.
Mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas zbulimit të dy punonjësve të prekur edhe ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Habisin studiuesit danezë
‘Koronavirusi, 20 herë më pak i rrezikshëm se parashikimi i OBSH’
Nga sot në gatishmëri dhe Spitali i Fëmijëve
‘Gjunjëzohet’ M. e Veriut, numër rekord viktimash e të infektuarish
Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur