MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më dhemb kapaku i syrit. Ç’të bëj?

02.07.2020 - 06:54

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më dhemb kapaku i syrit. Ç’të bëj?

Mjeku: Nëse kjo dhimbje është e dukshme sidomos në prekje, dhe shoqërohet me edemë, me shumë mundësi kemi të bëjmë me një kalazion ose siç njihet ndryshe në gjuhën e popullit byc.

Kalazioni është një inflamacion i gjendrave të yndyrës që gjendet poshtë kapakut të syrit dhe shërbejnë për lubrifikim gjatë hapje-mbylljes. Në moment të caktuara ai mund të infektohet duke shkatuar inflamacion.

Kjo kërkon mjekim me antibiotikë, mundësisht të ketë edhe pak kortizon pasi shërben për përthithjen e qelbit dhe qetësimin e shenjave të edemës, dhimbjes dhe skuqjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.