MENU
klinika

E prisnit me padurim dhe ja ku e keni!

Më në fund Mozzik publikon këngën e re!

03.07.2020 - 12:07

Më në fund është publikuar kënga e re e Mozzik dhe Kidës, të cilët prej disa javësh na kishin paralajmëruar për këngën e re.

Tashmë pritja ka marrë fund dhe “PP” ndodhet në You Tube, ku ju mund t’i bëni play sa herë të doni.

Në fakt kënga duket mos të jetë edhe aq e panjohur, pasi Kida na ka prezantuar me refrenin e saj muaj më parë dhe më pas video bëri xhiron e rrjetit.

Ajo që na bën përshtypje përveç vokalit të artistëve është edhe fakti se kënga është jo pak po 6 minuta e 30 sekonda e gjatë dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishmon.

Po ashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur as paraqitjen e dy artistëve që si gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e dëgjuesve.

E ëmbla Kida, shfaqet me trendin më “IN” të momentit që janë gërshetat që i kanë dhënë mjaft hijeshi.

Dyshja ka rezervuar surpriza të mëdha, pasi do publikojnë edhe një tjetër bashkëpunim që e lajmëruan ditën e sotme.

Kënga titullohet “Kërkun” dhe të dyja projektet janë pjesë të albumit të tij të ri të Mozzik titulluar “MozzArt”.

Katër vite më parë, Mozzik dhe Kida kanë thyer rrjetin me këngën “Premtimet”, e cila numëron 49 milionë shikime në Youtube.

Me siguri edhe këto dy projekte të reja do të jenë po kaq të suksesshme!

Me projekte kaq të shpeshta këtë verë, s’po dimë cilin prej tyre të dëgjojmë më parë!