MENU
klinika

Kalaja e Pogradecit

Mes harresës dhe shpresës për të rimarrë vlerat

04.07.2020 - 16:51

Jo të gjithë e dinë që edhe qyteti turistik i Pogradecit ka patur një kala. Kjo është pamja e Pogradecit të sotëm, filmuar nga vendi ku dikur kanë qenë fillimet e qytetërimit në këtë zonë.

Por, sot është e vështirë të dallosh edhe themelet e kalasë së dikurshme, e cila ka ekzistuar atje për më shumë se 1000 vjet.

Por, çfarë përfaqësonte Kalaja e Pogradecit dhe cilat kanë qenë vlerat e saj? Arkeologia Froseda Tole thotë: “Kalaja ka qenë një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike, i ka fillesat 2500 vjet më parë. Rëndësia e saj është e madhe në lidhje me identitetin kulturor të qytetit të Pogradecit”.

Me sa duket, ky monument i heshtur dhe i shkatërruar deri në rrënjë dhe që aktualisht ndodhet në kufijtë e ekzistencës së tij fizike, ka shpresë për t’u ringritur sërish atje ku ka qenë dhe me madhështinë që ka patur.

Gjergji Koki, drejtor i Trashëgimise Kulturore në Pogradec, shprehet: “Projekti është gati në përfundim dhe shumë shpejt do të shkojë në institucionet përkatëse për miratimin paraprak. Kësaj zone do t’i kthehet interesi i duhur”.

Nëse vërtet Kalaja e Pogradecit do të rikthehet në vendin e saj, padyshim që do të ishte një tjetër arsye për të vizituar qytetin e Pogradecit, pasi, përveç vlerave të saj, nga rrënojat e kësaj kalaje shtrihet edhe një pamje e bukur e qytetit liqenor.