MENU
klinika

Përveç kosit

Mësoni produktet që ju shpëtojnë nga lëkura e djegur pas plazhit

26.07.2020 - 13:19

Djegia e lëkurës në plazh është një ndër rastet më normale kur qëndron me orë të tëra në diell. Nëse ndodh, mezi presim të shkojmë në shtëpi e të lyejmë pjesën e djegur me kos. Por kosi nuk është i vetmi produkt që qetëson pjesën e djegies nga dielli në plazh. Ekzistojnë edhe disa metoda të tjera, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë atyre ditëve të tme rrshme.

Përdorimi i menthol-it, përbërës organik i krijuar nga gjethet e mentes dhe vajrave të ndryshme. Përgjithësisht, shkumat që përdorin meshkujt për t’u rruajtur përmbajnë mentol, për shkak se e bën lëkurën më të butë dhe e mbron nga infeksionet. Mjafton ta lyeni sipërfaqen me pak shkumë dhe ta lini të veprojë për 30 minuta dhe ta përsërisni procedurën 1 herë në ditë. Përdorni çajin jeshil, të pasur me molekura antioksidante të njohura gjerësisht për vetitë e tyre anti-inflamatore.

Vendosni bustinën e çajit jeshil në një enë me ujë të ftohtë dh prisni që përbërësit të depërtojnë në ujë. Më pas, lyeni zonat problematike dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2-3 orë në ditë. Lëkurë patateje: Ju duhet thjesht të ndani një patate në feta të holla, të cilat më pas t’i vendosni në trup. Qëndroni shtrirë rreth 1 orë duke i lënë copat të veprojnë sa më gjatë.