MENU
klinika

Askush nuk i vë re

Shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mushkërive

10.07.2020 - 18:44

Një kollë e bezdisshme ose një frymëmarrje e lehtë mezi mund të mabhet mend gjatë ditëve të ngarkuara, por është mjaft e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe simptomave të buta.

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se të kesh probleme në frymëmarrje është diçka që vjen me plakjen. Është  e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje këtyre simptomave pasi ato mund të jenë shenjat e para të sëmundjes së mushkërive, përfshirë COPD, astmën dhe kancerin e mushkërive. Njohja e shenjave paralajmëruese të hershme të sëmundjes së mushkërive mund t’ju ndihmojë të merrni trajtim përpara se sëmundja të bëhet serioze apo edhe kërcënuese për jetën. Nëse keni ndonjë nga shenjat paralajmëruese të mëposhtme, bëni një takim me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetën tuaj.

Shenjat paralajmëruese

Kollë kronike: Një kollë që keni pasur për një muaj ose më gjatë konsiderohet kronike. Ky është një simptomë e rëndësishme e hershme që ju thotë se diçka nuk është në rregull me sistemin e frymëmarrjes.

Gulçim: Nuk është normale të përjetoni gulçim që nuk largohet pas ushtrimit, ose që keni pasi beni  ushtrime. Frymëmarrja e munduar ose e vështirë – ndjenja se është e vështirë të marrësh frymë – është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Prodhimi kronik i mukusit: Mukus, i quajtur ndryshe edhe sputum ose gëlbazë, prodhohet nga rrugët e frymëmarrjes si mbrojtje kundër infeksioneve ose ngacmuesve. Nëse prodhimi i mukusit ka zgjatur një muaj ose më shumë, kjo mund të tregojë sëmundje të mushkërive.

Zhurmë: frymëmarrja e zhurmshme është një shenjë se diçka është e pazakontë, si psh bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri ose që ato janë shumë të ngushta.

Kollitja e gjakut: Nëse kollitni gjak, mund të vijë nga mushkëritë ose trakti i sipërm respirator. Kudo që vjen, sinjalizon një problem shëndetësor.

Dhimbje kronike në gjoks: Dhimbje të pashpjegueshme në gjoks që zgjasin për një muaj ose më shumë – veçanërisht nëse përkeqësohet kur merrni frymë ose kolliteni – gjithashtu është një shenjë paralajmëruese.

Përgatituni për një vizitë tek mjkeu duke ndjekur këto hapa:

  • Merrni një kopje të të dhënave tuaja mjekësore me vete. Nëse nuk jeni në gjendje të merrni të dhënat mjekësore, ju gjithashtu mund të shkruani një shënim të shkurtër për problemet tuaja shëndetësore, kur ato kanë ndodhur dhe mjekun që është kujdesur për ju.
  • Bëni një listë të të gjitha ilaçeve që përdorni tani. Kjo do të thotë ilaçe të përshkruara dhe pa recetë, si dhe barishte dhe suplemente dhe çdo metodë jo tradicionale që përdorni për të trajtuar gjendjen tuaj.
  • Bëni një listë me të gjithë mjkeët që konsultoheni dhe shkakun.
  • Bëni një listë të simptomave që keni dhe vini re se cilat ju shqetësojnë më shumë. Shkruani kur filluan dhe çfarë keni bërë për t’i bërë lehtësuar ato.
Shpjegimi i specialist të sëmundjeve infektive

Nga ajri tek prodhimi i kopjeve të ARN, si “sulmon” COVID

Këshillat që mjekët nuk ua thonë

Si të mbroni veshkat… në mënyrë natyrale

Përgatitja, më e thjesht seç mendonit

Tre çajrat e ftohtë bimorë që duhet të pini në verë

Bakteret po bëhen rezistente ndaj medikamenteve...

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët