MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

26.07.2020 - 07:00

Mot i kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten ne zonat veri-verilindore duke rrezikuar shira. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë.