MENU
klinika

Nuk ka të ndalur

Messi thyen rekordin e radhës në La Liga

12.07.2020 - 11:30

Duket se nga ndeshja në ndeshje Lionel Messi thyen nga një rekord. Barcelona arriti të marrë një triumf minimal 0-1 ndaj Valladolid. Katalanasit vuajtën për të fituar ndeshjen, por në fund tri pikët u shtuan në llogarinë e tyre falë golit të Vidal.

Kileni shënoi në minutën e 15-të pas asistit të Leo Messit dhe pikërisht këtu u regjistrua edhe rekordi i radhës për “Pleshtin” argjentinas. Me asistin e djeshëm, Messi është lojtari i dytë në historinë e futbollit, që kalon numrin 20 për asiste dhe gola (22 gola, 20 asiste).

Të njëjtën gjë më parë e kishte bërë vetëm Thierry Henry në sezonin 2002-03 kur luante për londinezët e Arsenal (24 gola, 20 asiste). Gjithashtu Leo ka barazuar rekordin e Xavi-t si lojtari me më shumë asiste (20) ne një sezon në historinë e La Liga-s.

Messi është i pari lojtar në historinë e futbollit spanjoll, që arrin të tilla shifra. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të mrekullojë edhe pse Barcelona këtë sezon nuk po gëzon një formë të mirë dhe mund të përfundojë pa asnjë trofe të fituar, pas shumë turbullirave brenda dhe jashtë fushës.