MENU
klinika

Ja çfarë thotë për ofertën e Ramës për Bashën

Meta ngre tonet: Djegia e mandateve, ide e marrë. S’i kam bekuar këto ndryshime

16.07.2020 - 12:52

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet teksa është rikthyer tek historia e djegies së mandateve të 58 deputetëve të opozitës, ndërsa deklaroi se ishte një ide e marrë.

Në një konferencë për mediat kreu i shtetit tha se ishte kundër kësaj ideje që e quajti të marrë, ndërsa shtoi se këtë ia kishte komunikuar të gjitha palëve. “Ju kërkoni perfeksion kushtuese, ligjor, procedural, nga presidenti i Republikës, i cili ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë dhe në germë të Republikës së Shqipërisë, të çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare.

Dhe kërkoni që të vendosni presidentin në një situatë jo perfekte. Që kur s’u hodh ideja e marrë e djegies së mandateve, kam qenë kundër. Ia kam bërë të ditura të dyja palëve dhe atyre që i bekuan këto ndryshime. Kam kërkuar që qeveria të bëjë dy hapa pas që mos të digjen mandatet dhe opozitës. Madje ia kam thënë dhe ndërkombëtarëve. Skam dalë unë t’i bekojë. S’ka njeri këtu dhe në botë, që këto që them s’janë të vërteta.”, tha Meta.

Teksa u pyet për ofertën që Basha deklaroi se i kishte bëre Rama për ‘Basha kryeministër, unë president’, Meta nuk preferoi që të përgjigjej.

“Për çështjen e dytë nuk dua të përgjigjen, jo për mungese të respektit për ju”, pohoi presidenti.