MENU
klinika

Përdorimet fantastike

Mos e hidhni lëvozhgën e vezës tani e tutje!

02.07.2020 - 06:54

A e dinit që përdorimi i lëvozhgës së vezës në dietë është një ide fantastike? Mund t’ju duket qesharake, por është e mundur dhe shumë e dobishme. Të gjithë e dimë që shumë prej frutat rekomandohen të hahen të paqëruara, sepse lëkura e tyre përmban shumë vitamina, antioksidues dhe minerale. E nj;jta vlen dhe për lëvozhgën e vezës, e cila është e përbërë nga aminoacidet, kalcium dhe shumë minerale të tjera, si kalium, natrium, magnez, fosfor, hekur dhe sulfur.

Ju mund të pyesni se si mund të përfshihet lëvozhga e vezës në dietë. Mënyra është si më poshtë:

Lani më ujë të rrjedhshëm lëvozhgat, më pas zieni ato për 5 minuta, kjo për t’u siguruar që janë zhdukur të gjitha mikrobet. Lërini që të thahen plotësisht, më pas vendosini në bluajtësin deri sa të përfitojmë pluhurin e tyre.

Duke e kthyer në pluhur, është më i lehtë përdorimi i saj në ushqime. Mund ta hidhni në pije, te sallata, omëleta, jogurti, bollguri dhe supa dhe nuk do ta kuptoni pasi ajo nuk ka as aromë dhe as shije.

Në momentin që lëvozhgën e bëjmë pluhur, është më e lehtë që të përfshihet në gatime të ndryshme, përfshirë edhe në lëngjet me fruta dhe perime. Fakti që nuk ka as aromë dhe as shije nuk e ndryshon shijen e tyre.

Lëvozhga e vezës nuk është vetëm e mirë për shëndetin, por edhe për një lëkurë më të bukur dhe të pastër. Ajo bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe e bën lëkurën të fitojë shkëlqim dhe rini.

Më poshtë keni të listuar disa nga përfitime shëndetësore dhe estetike të saj:

Forcon dhëmbët

A e dinit që 93% e lëvozhgës së vezës është e përbërë nga kalcium? Kjo është dhe arsyeja pse ju duhet ta përdorni lëvozhgën e vezës në  ushqime, pasi ka veti në forcimin e dhëmbëve.

Parandalon Osteoporozën

Të paturit e kockave të buta dhe të dobëta njihet nga mjekësia si osteoporoza. Zhvillimi i osteoporozës rritet me kalimin e viteve,  çka e bën më të lehtë të pasurit fraktura në të ardhmen.  Prandaj, duhet të marrim masa duke i forcuar kockat që tani. Një mënyrë për ta bërë ata është duke përfshirë pluhurin  e krijuar nga shtypja e lëvozhgës në dietë. Gjithashtu, duhet të keni vakte të mirë-balancuara, të bëni vazhdimisht ushtrime dhe të hiqni dorë nga duhani.

Mbron Muskujt 

Më parë, u përmend që lëvozhga përmbante një lloj  të veçantë të aminoacidit, i cili ka rol në ndërtimin e  proteinave.  Kjo është arsyeja që konsumimi i lëvozhgave të vezës ndihmon jo vetëm në zhvillimin dhe forcimin e muskujve, por edhe mbrojtjen e tyre. Kalciumi është i rëndësishëm  dhe për funksionimin më të mirë të sistemit nervor.

Mbron zemrën

Sipas ekspertëve, kalciumi është i rëndësishëm për uljen e presionit të gjakut. Pluhuri i lëvozhgës së vezës përbëhet dhe nga kaliumi, lëndë minerale e cili ndihmon në relaksimin  e mureve të enëve të gjakut, duke shkaktuar  uljen e presionit të lartë në gjak. Me uljen e presionit të gjakut kemi dhe uljen e riskut ndaj sëmundjeve të zemrës.

 Për një lëkurë të pastër dhe të butë

Në ditët e sotme është shumë e lehtë të sigurojmë  xhel apo krem eksfolietër.  Megjithatë, shumë prej tyre janë shumë të shtrenjta / kanë çmime të larta, pa përmendur se disa nga këto produkte përmbajnë përbërës të ashpër për lëkurën. Përzierja e produkteve të fytyrës apo të trupit me pluhurin e lëvozhgës së vezës  ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura në lëkurë, duke sjellë shkëlqimin e humbur.