MENU
klinika

"Vendosni një dreq maske!"

“Mos u bëni idiotë”, aktorja e famshme reagon ashpër

17.07.2020 - 16:41

Aktorja e famshme Charlize Theron ka reaguar ashpër ndaj persona që nuk mbajnë maskë, ndërsa bota ndodhet nën pushtetin e pandemisë së koronavirusit.

Ylli i Hollywood postoi një foto nga makina me maskë në fytyrë dhe u bëri apel ndjekësve të qaj që të mbajnë maska.

“Mos u bëni idiotë,”- shkroi aktorja 44-vjeçare në përshkrimin e imazhit.

Ndërsa shtoi: “Vendosni një dreq maske.”

Prej disa muajsh e gjithë bota është nën “terrorin” e pandemisë së COVID-19.

Ende nuk është gjetur asnjë kurë për shërimin nga kjo sëmundje, ndërsa numri i viktima dhe të prekurve rritet çdo ditë me më shumë.

Ndërkohë qeveritë bëjnë çdo ditë apel për të respektuar masat, që të shmanget përhapja e COVID-19.