MENU
klinika

Në mbështetje të rimëkëmbjes nga kriza e Covid-19

“Na taksoni”- 83 milionerë kërkojnë të tatohen më shumë

15.07.2020 - 12:21

Grupi Millionaires for Humanities i ka propozuar qeverive ndërkombëtare të taksojnë pasurinë e tyre për të përballuar shpenzimet e rikuperimit nga pandemia.

Një lloj takse e pasurisë mund të ndihmojë në trajtimin e krizës së shkaktuar nga emergjenca Covid-19 në të gjithë botën. Kjo nismë vjen nga një grup milionerësh ndërkombëtarë që me emrin Millionaires for Humanities kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar qeverive për t’i kërkuar që të tatohen në një masë më të madhe, në mënyrë që të jenë në gjendje të garantojnë një kontribut të vazhdueshëm për shpenzimet e nevojshme në fronte të shumta.

Në letrën e tyre, 83 milionerë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë, argumentojnë se një taksë e përhershme për njerëzit më të pasur në planet mund të “sigurojnë fonde të përshtatshme për sistemin e kujdesit shëndetësor, shkollat ​​dhe sigurinë”, dhe gjithashtu paralajmërojnë se faza e rikuperimit në muajt e ardhshëm mund të përfaqësojë një nga rastet e fundit për të “ribalancuar botën para se të jetë vonë”.

Sipas të dhënave nga raporti i fundit i Oxfam-it për shpërndarjen e pasurisë, në vitin 2019 rreth 2,153 miliarderë në botë zotëronin më shumë pasuri sesa 4.6 miliardë njerëz, e barabartë me pothuajse 60% të popullsisë në botë. Dhe kjo pabarazi duket se është rritur gjatë urgjencës, duke marrë parasysh që sipas vlerësimeve të raportuara në raportin e Amerikanëve për Drejtësinë e Taksave dhe Programin për Pabarazinë, vetëm miliarderët amerikanë panë pasurinë e tyre të rritej deri në 434 miliardë dollarë gjatë marsit deri në maj të vitit 2020 .

Gjithashtu në këtë front, milionerët që nënshkruan apelin, duke përfshirë trashëgimtaren e perandorisë Disney, Abigail Disney, ecila ka qenë shpesh herë kritike ndaj disa vendimeve të kompanisë familjare, bëjnë presion për zgjidhje më të qëndrueshme sesa dhurime bamirësie që u realizuan gjatë fazave më të mprehta të urgjencës.

Sipas këtyre milionerëve, taksimi i përhershëm mbi pasurinë do të sillte gjithashtu burimet e nevojshme në arkat e qeverive për të përballuar pasojat e krizës në frontin e punësimit afatgjatë, dhe kështu të mbështesin politika sociale të përhapura dhe të qëndrueshme. “Ndikimi i kësaj krize do të zgjasë për dekada. Kjo mund të sjellë gjysmë miliardë njerëz të tjerë në varfëri. Qindra miliona njerëz do të humbasin punën e tyre ndërsa mbyllen bizneset, disa përgjithmonë, “ thuhet në letër.

Për më tepër, propozimi i këtyre milionerëve, i cili përfundon me kërkesën e përsëritur “Na taksoni. Na taksoni. Na taksoni”, gjithashtu dëshiron të jetë një mënyrë për të shlyer angazhimin e atyre që, gjatë urgjencës, ishin në vijën e parë. Përballë kësaj disponueshmërie të qartë, tani i takon qeverive të vendosin nëse do ta pranojnë ankesën apo jo dhe të fillojnë diskutimin e ligjeve të reja dhe taksat më të drejta.(Wired)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”