MENU
klinika

Tenis

Nadal nuk do të marrë pjesë në US Open

08.07.2020 - 15:25

Prania e tenistit spanjoll Rafael Nadal në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht, është në dilemë. Nadal është kampion në fuqi, por me shumë gjasa, ai nuk do të mbrojë titullin. Spanjolli ka deklaruar se do të jetë në turneun masters të Madridit, që nis më 14 shtator, një ditë pasi përfundon US Open (13 shtator).

Ndërkohë që dy turnetë luhen në sipërfaqe të ndryshme: US Open në fushë me çimento dhe turneu i Madridit në fushat me dhè. “Nadal ka konfirmuar se do të jetë në turneun tonë”, – tha Feliciano Lopez, drejtori i turneut të Madridid.

Edhe vetë tenisti spanjoll ka konrmuar në “Twitter”, duke shkruar: “Shihemi në shtator, në Madrid”. Siç dihet, fushat me dhè janë sipërfaqja e preferuar e Nadal, që synon grand slam e Roland Garros, që nis më 30 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rinis gjithçka më 3 gusht

Edhe tenisi ka një kalendar sezonal